Partizani pjesmarrës në Kupën e Pavarësisë

Volejboll

Partizani pjesmarrës në Kupën e Pavarësisë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 12:28
Partizani pjesmarrës në Kupën e Pavarësisë

Partizani i Tiranës për kategorinë meshkuj është një tjetër klub pjesmarrës këtë vit në Kupën e Pavarësisë.

Partizani është një nga ekipet i cili i ka dhënë tonin kampionatit shqiptar. Të kuqtë kanë pasur në skuadrën e tyre disa nga lojtarët më të njohur dhe kanë arritur edhe disa rezultate të mira në arenën ndërkombëtare.

Djemtë e volejbollit kanë fituar 15 herë kampionatin dhe 13 herë Kupën e Shqipërisë.

Vitet më të mira kanë qenë ato ’50 dhe ’60 kur Partizani fitoi titullin katër herë nga 1952 deri në 1955 dhe pesë herë nga 1958 deri në 1962. Në arenën ndërkombëtare Partizani bëri emër së pari në vitin 1961 në Kupën e Kampioneve kur eleminoi në raundin e parë SC OMV Blau-Gelb Viena të Austrisë me dy fitore 3-0. Në 1973/74 vjen suksesi më i madh në Europë kur arrihen gjysmëfinalet. Në 1/8 finale Partizani eleminon IETT Instanbul me dy fitore të vështira 3-2.

Ne çerek-finale Partizani fiton në Tiranë 3-1 kundër italianëve të Ruini Firenze dhe kualifikohet edhe pse humb në Itali 3-2. Por përsëri hyn në mes politika dhe në grupin gjysmëfinal, Partizani nuk paraqitet për të evituar përballjen me rusët e CSKA Moskës.

Sukseset e volejbollit të meshkujve kanë ardhur në 1993 dhe 1994 kur Partizani fitoi dy herë rresht Kupën e Shqipërisë dhe ky sukses është përsëritur vitet e fundit kur Partizani ka fituar 2 herë rresht përsëri Kupën në vitin 2017 dhe 2018 si dhe në vitin 2020 e 2021, shkruan në faqen e Federatës së Volejbollit Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat