Luboteni, klub që 18 vite

Volejboll

Luboteni, klub që 18 vite

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 12:41
Luboteni, klub që 18 vite

Klubi Luboteni i meshkujve do të jetë një tjetër pjesmarrës për Kupën e Pavarësisë.

KV Luboteni është themeluar në vitin 2004 dhe për vite me rradhë ka mbledhur rreth vetës volejbollistë nga komuna e Ferizajt si dhe ndërkombëtare. Luboteni është njëri ndër klubet më të suksesshme në Kosovë duke fituar dhjetra trofe madhorë të njohur zyrtarisht nga Federata e Volejbollit të Kosovës. Ekipi luan në kategorinë Superiore (liga elitare e volejbollit të Kosovës).

KV Luboteni në vitet e para të ekzistimit u paraqit me emrin “Te Luzha”, falë kontributit dhe angazhimit të madh të kryetarit të parë të klubit, Kemal Luzha, i cili themeloi këtë klub së bashku me dashamirë të tjerë të këtij sporti në vitin 2004.

Pjesëmarrja e parë në Superligën e Kosovës ishte në sezonin sportiv 2006/2007, dhe titulli i parë kampion u arrit në sezonin sportiv 2009/2010 ku Luboteni (Te Luzha) arriti të fitonte dhe Kupën e Kosovës

Gjithashtu Luboteni ose ndryshe “Te Luzha” në 2012/2013 mori përsëri titullin kampion dhe Kupën e Kosovës.

KV Luboteni mori këtë emër në korrik të vitit 2013.

Viti 2014 e gjeti klubin si finalist në kampionat dhe fitues të Kupës.

Në vitin 2015, klubi ishte kampion i Kosovës, po ashtu, në vitin 2016 kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, gjë që i mundësoi klubit që të jetë pjesë edhe e ndeshjeve të organizuara nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV). KV Luboteni, për herë të parë më 12 nëntor të vitit 2016, është paraqitur në arenën ndërkombëtare. Në vitin 2017, klubi u rëndit nënkampion në Superligën e Kosovës dhe Fitues i Kupës së Federatës.

Edhe në vitin 2017 klubi shijoi arenën ndërkombëtare, por këtë herë të një niveli edhe më të rëndësishëm dhe atë në CEV Champions League.

Pas eliminimit nga Champions League, Luboteni kaloi në CEV Cup 2017/2018.

Në rundin preliminar të Challenge Cup 2018/19, KV Luboteni luajti kundër klubit Ziraat Bankası nga Ankara.

CEV Volleyball Challenge Cup 2020 ishte edicioni i 40-të i turneut CEV Challenge Cup ku KV Luboteni përfaqësoi Kosoven direkt ne fazën kryesore (Main Phase).

Sezoni sportiv 2021/2022 edhe pse e gjeti klubin në një gjendje jo të mirë financiare, gjithashtu duke i besuar lojën lojtarëve të ri në moshë, arriti të shpallet nënkampion i Kosovës.

Shpallja si nënkampion i Kosovës për sezonin 2021/2022, i mundësoi Lubotenit që përsëri të jetë pjesë e ngjarjeve sportive më të rëndësishme të volejbollit evropian.

Më 28 Qershor 2022, në hedhjen e shortit për CEV European Cups 2023, klubi u njoftua se do të zhvilloj ndeshjet kundër ekipit izraelit, Maccabi Tel-Aviv.

Klubi tashmë është i strukturuar mjaft mirë dhe mëton të vazhdoj me suksese tjera si brenda ashtu edhe jashtë vendit, shkruan në faqen e Federatës së Volejbollit Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat