Një tjetër ekip pretendent këtë vit për Kupën e Pavarësisë

Volejboll

Një tjetër ekip pretendent këtë vit për Kupën e Pavarësisë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 13:17
Tirana

Një tjetër ekip pretendent këtë vit për Kupën e Pavarësisë është ekipi i KV Tirana.

KV Tirana janë 10 herë Kampionë të Shqipërisë dhe gjithashtu 8 herë fitues të Kupës në volejboll për meshkuj, duke u renditur mes 4 më të mirëve përsa i përket suksesit dhe numrit të trofeve, krahas Dinamos, Studentit dhe Partizanit. Tirana eshte gjithashtu fituese e dy trofeve rajonal: Kupa e Pavarësisë në 2021 dhe Liga "Gjergj Kastioti" në 2022.

Bardhë e blutë kanë marrë pjesë në disa Kompeticione Europiane dhe ndeshje apo turne miqësore, ku në disa raste kanë arritur sukses. Sic kanë qenë eliminimi i ekipit zviceran Lausanne UC në turin e 1-rë të Kupës së Kupave në sezonin 1990-91, me diferencë pikësh pas fitores brenda e humbjes jashtë, para se të eliminoheshin nga gjermanët e Milberstofer München në turin e 2-të, duke i humbur të dyja ndeshjet 1-3 dhe 0-3. Tirana i përsëriti sukseset edhe në sezonet 1995-96 dhe 1996-97 kur eliminoi KK Budućnost Podgorica të Malit të Zi dhe OL Kakanj Bosnia të Bosnjës.

Ne vitin 2022, nen drejtimin e trajner Arben Sako, Tirana arriti te shpallej Kampion pas 28 vitesh duke mundur ne finale ekipin e Erzenit.

Ne arenën nderkombetare po kete vit, Tirana u përball me ekipin sllovak Rieker Komarno per Challenge Cup ku nuk arriti dot te kualifikohej per ne raundin tjetërm shkruan në faqen e FVSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat