Fer Volley synon të befasojë

Volejboll

Fer Volley synon të befasojë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 13:34
Fer Volley synon të befasojë

Një tjetër klub pjesëmarrës në Kupën e Pavarësisë këtë vit është Klubi i Fer Volley.

Fer Volley u themelua ne vitin 2019. Si fillim merr pjese në ligën e parë ku arrin ta fitojë e më pas ngjit shkallët për në Superligen B ku me nje organizim shume te mirë shpallet kampion i këtj kompeticioni.

Në vitin 2021 Fer Volley merr pjese ne nivelin me te larte te volejbollit Kosovar ne Superligen A ku dhe arrin të fitoje Kupën e Federates. I pozicionuar ne vendin e dyte ne kampionat FER VOLLEY shpallet Nenkampion i Kosovës.

Në vazhdën e arritjeve shumë të mira Fer Volley siguron dhe vendin e dytë në Kupen e Kosovës duke mbyllur një sezon tepër te sukseshem per ekipin nga Ferizaj te krijuar vetëm 3 vite me parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat