Gjinovci nderohet me mirënjohje nga FSHV

Volejboll

Gjinovci nderohet me mirënjohje nga FSHV

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 13:38
Gjinovci nderohet me mirënjohje nga FSHV

Për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK) organizuan turneun e përbashkët, Kupa "Pavarësia".

Përgjatë tri ditëve, nga e premtja deri të dielën, nga katër ekipe nga dy vendet (në të dy konkurrencat), garuan për titullin e turneut vëllazëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, në palestrën "Farkë" të Tiranës.

Gara u përcoll me një organizim brilant nga FSHV, nën atmosferën e dhjetëra sportadashësve të cilët përcollën nga afër ndeshjet interesante mes ekipeve të dy vendeve.

Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci përgëzoi numrin 1 të FSHV, z. Erli Pëllumbin për organizimin e garës, derisa të dy diskutuan për mbarëvajtjen e bashkëpunimeve mes dy federatave edhe në të ardhmen.

Pëllumbi dhe institucioni që ai drejton nderuan presidentin Gjinovci me mirënjohje bashkëpunimi për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve midis dy federatave dhe në zhvillimin e volejbollit mbarë kombëtar, pas finales së meshkujve.

Ekipet pjesmarrëse nga Kosova ishin Drita, Fer Volley, Peja, Luboteni, ndërsa nga Shqipëria morën pjesë Skënderbeu, Partizani, Tirana dhe Partizani meshkujt.

Në konkurrencën e femrave Partizani triumfoi, pasi mposhti në finale Tiranën, ndërsa te meshkujt trofeu i takoi Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat