Mbahet grumbullimi i parë seleksionues i Kombëtares U17

Volejboll

Mbahet grumbullimi i parë seleksionues i Kombëtares U17

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:59
Mbahet grumbullimi

Kombëtarja e Kosovës U17, femrat, ka mbajtur grumbullimin e parë seleksionues, para ndeshjeve parakualifikuese për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Turqi.

Grumbullimi u mbajt në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS), në Prishtinë, derisa u shfaq interesim i madh për pjesmarrje, me mbi 60 lojtare që ishin prezente në grumbullim (femrat).

Pas mbajtjes së grumbullimit të parë seleksionues, lojtaret kanë pasur një takim në largësi me selektorin Donald Suxho, i cili së fundmi u emërua nga bordi i FVK-së si trajner i kësj grupmoshe.

Donald Suxho iu drejtua kësaj përzgjedhje të gjërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i motivuar vajzat.

Vashat e reja ishin të entuziazmuara, duke shfaqur ngazëllimin e tyre për mundësinë e ofruar për të punuar me një trajner të kalibrit të Suxhos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat