Me padurim pritet Kupa e Federatës

Volejboll

Me padurim pritet Kupa e Federatës

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:42
Me padurim pritet Kupa e Federatës

Këtë fundjavë, më 3 dhe 4 dhjetor, zhvillohen ndeshjet e Kupës së Federatës, të cilat asnjëherë nuk dështojnë të dhurojnë spektakël volejbolli.

Organizatore e Kupës së Federatës për këtë vit është KV "Skenderaj" nga Skenderaj, me përballjet që luhen në palestrën e sporteve "Ilaz Kodra".

Kjo garë zhvillohet në baza të përvitshme mes katër ekipeve të para të Superligës A, në të dy konkurrencat.

Fituesi i këtij trofeu sezonin e kaluar te femrat, Fer Volley në gjysmëfinale do të ndeshet me Skenderajn më 3 dhjetor, derisa në të njëjtën ditë luhet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Dritës dhe M-Technologies.

Në konkurrencën e meshkujve, fituesi i Kupës së FVK-së nga edicioni i kaluar, Ferizaj në gjysmëfinale takohet me Skenderbeun, ndërsa përballja tjetër është ajo mes Pejës dhe Dritës - të dy takimet luhen më 3 dhjetor.

Finalet luhen më 4 dhjetor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat