Operohet Driola

Volejboll

Operohet Driola

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 17:15
Operohet Driola

Volejbollistja Driola Ajvazi është operuar dhe shpreson që sa më shpejt të rikthehet në fushë për të ndihmuar ekipin e saj, Fer Volley të Ferizajt.

“Përfundoi me sukses operimi i lojtares Driola Ajvazi.

Sot me datë 02.12.2022 ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e majtë pas rupturës së ACL-së të pësuar në ndeshjen miqësore kundër OK Rabotniçki.

Lëndimi i Driolës na e vështirësoi punën në vijimin e kampionatit pasi që Driola është lojtare e formacionit te parë.

Ne i dëshirojmë Driolës shërim të shpejtë dhe e presim edhe më të fortë pas rikuperimit”, njofton KVF Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat