Lista me 14 volejbollistet e ftuara në Kombëtaren U17, Suxho i bashkohet kontigjentit

Volejboll

Lista me 14 volejbollistet e ftuara në Kombëtaren U17, Suxho i bashkohet kontigjentit

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 23:17
Lista me 14 volejbollistet e ftuara në Kombëtaren U17, Suxho i bashkohet kontigjentit

Ekipi i trajnerëve të Kombëtares U17 ka vendosur për listën përfundimtare të volejbollisteve të ftuara, para ndeshjeve parakualifikuese të Kampionatit Evropian, i cili zhvillohet në Turqi.

Ekipi i kompletuar me 14 lojtare tashmë ka filluar ushtrimet, të cilat po i zhvillon dy herë në ditë të ndara në dy pjesë; atë teknike dhe taktike.

Nga e marta, 3 janar, ekipit do t'i bashkohet edhe trajneri i ri i Kombëtares, legjenda botërore e volejbollit, Donald Suxho, i cili eksperiencën e bujshme dhe bagazhin e pasur si volejbollist i suksesshëm do të mundohet ta transmetojë te vashat e reja kosovare.

FVK i ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet e duhura për të ofruar kushtet e duhura në mënyrë që ushtrimet e Kombëtares U17 të shkojnë sipas planprogramit.

Lista e plotë me të ftuarat:

Erza Begaj

Enkela Voci

Yllza Haziri

Valencia Deda

Megi Bislimi

Blerina Begaj

Blerdina Voci

Fjona Shala

Sara Pira

Shqipe Hakolli

Era Fetahu

Merisa Slivova

Enda Gjakolli

Adea Millaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat