Liga Gjergj Kastrioti, sfida elektrizuese te femrat dhe meshkujt

Volejboll

Liga Gjergj Kastrioti, sfida elektrizuese te femrat dhe meshkujt

Më: 25 janar 2023 Në ora: 11:50
Pamje nga një ndeshje

Liga Gjergj Kastrioti, eveniment i volejbollit për klube mes Shqipërisë dhe Kosovës, do të zhvillojë sot dhe nesër takimet e javës së pestë të fazës në grupe.

Në radhët e femrave tërheq vëmendje derbi Partizani-Tirana, takim i vlefshëm për Grupin A, që do të luhet në orën 15:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Një sfidë tepër interesante, ku përveç rivalitetit të zakonshëm që ofron derbi, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme edhe për kualifikimin. Partizani momentalisht renditet në vend të dytë, ndërsa Tirana në të tretin.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, kryesueset e Skënderajt luajnë nesër kundër ekipit prishtinas, M.Technologie.

Në Grupin B sot do të zhvillohen gjithashtu dy ndeshje: Vllaznia-Skënderbeu në Shkodër dhe Drita-Fer Volej në Gjilan. Duke kaluar të meshkujt, kryendeshja e javës do të jetë përballja e sotme në orën 19:00 në “Farie Hoti”, me Tiranën vendëse që pret Erzenin.

Ndeshja e tjetër e Grupit A vendos përballë ekipet e Kosovës, Pejën dhe Skënderbeun. Në Grupin B, Partizani luan sot në transfertë ndaj Vllaznisë, ndërsa java e pestë do të mbyllet nesër me takimin Luboteni-Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat