Mbyllen ndeshjen finale të ligës "Gjergj Kastrioti" në volejboll

Volejboll

Mbyllen ndeshjen finale të ligës "Gjergj Kastrioti" në volejboll

Më: 1 mars 2023 Në ora: 23:09
Ekipi i Skënderbeut

Spektakël i volejbollit është zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku u zhvilluan finalet e Ligës "Gjergj Kastrioti".

Pas një ndeshje dramatike, në finalen e vajzave, ekipi i Skënderbeut triumfoi ndaj Skënderajt 3:2 në sete.

Në finalen e meshkujve, Erzeni fitoi ndaj Partizanit, 3:0 në sete.

Ndeshjen nga afër e ndjeki edhe kryeministri Albin Kurti, derisa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, i cili ndau medaljet për Skënderajn, nënpresidentët Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi e Mimoza Shkodra Bislimi, që ndau medaljet për Erzenin, zëvendësministrja Daulina Osmani, drejtuesit KOKSh-it, me presidentin Fidel Ylli, drejtuesit e FVK me Bahri Gjinovcin e krerët e FSHV etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat