Peja godet Valon Nikqin dhe gjyqtarin Liridon Pllanën: Keni me pa çka kam me ju bë me federatë 

Volejboll

Peja godet Valon Nikqin dhe gjyqtarin Liridon Pllanën: Keni me pa çka kam me ju bë me federatë 

Nga: K.G.. Më: 14 mars 2023 Në ora: 11:43
KV Peja

Klubi i volejbollit Peja ankohet për padrejtësitë, sipas tyre janë dëmtuar nga gjyqtari në ndeshjen kampionale. 

Kampioni në fuqi i Kosovës, ka reaguar ashpër dhe ka përmendur emrin e gjyqtarit dhe të sekretarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës.. 

“Reagim lidhur më vendimin e Komisionit Disciplinor te FVK- së të datës 10.03.2023.

Klubi i Volejbollit Peja është indinjuar thellë me vendimin e këtij komisioni lidhur me ndeshjen në mes të klubit tonë dhe KV Drita ‘incident’ ky i provokuar kryekëput nga referi Liridon Pllana i cili me vendimet e tij të njëanshme e në të mirë të klubit kundërshtar. 

Ekipin tonë e ka dëmtuar tej mase, sidomos në poenin e fundit.

Pas perfundimit të takimit të tavolina zyrtare është afruar kapiteni i ekipit tonë Agron Nikqi, ka reaguar duke thënë që do të parashtroj ankesë në vendimet e referit gjë të cilën e ka mohuar referi Liridon Pllana me arsyetimin se ankesa është dashtë të paralajmërohet para se të përfundoj ndeshja?!

Shtrohet pyetja se si të paralajmërohet ankesa kurë referi e mbylli ndeshjen pasi që ishte pika i fundit. Referi i merr nga dora stilolapsin kapitenit tonë dhe i bjen vi ankesëse me çka e irriton kapitenin i cili prapë reagon në menyrë shumë sportive, por referi e ndeshkon kapitenin me karton të kuq dhe e kërcënon ekipin duke thënë se: ‘Keni me pa çka kam me ju bë me federatë’ gjë të cilën e ka përseritë disa herë. Pas këtij kërcënimi vjen edhe deri të reagimi i ndihmëstrajnerit Milot Bardhi të cilin e ndëshkon me karton të kuq.

Pas këtij ndeshkimi reagon edhe lojtari Leutrim Mujaj por të cilin ky nuk e ndëshkon por me sa duket e raporton të komisioni.

Për referin Liridon Pllana, nuk është referimi i pare skandaloz në dëm të KV Peja pasiqë edhe në ndeshjen në mes të KV Skënderbeu dhe KV Peja në Lipjan si refer i dytë pranon urdhrin nga sekretari i federatës Valon Nikqi i cili në atë ndeshje në cilësinë e delegatit (praktikë kjo e pa ndodhur më parë) që të sinjalizoj referin e parë Zymberi që kapiteni Agron Nikqi të ndëshkohet me karton të kuq, gjë të cilën referi Zymberi e refuzon me arsyetimin se s’kam përse me e ndëshku. Referi Pllana e realizon dëshirën e sekretarit duke e dëmtuar ekipin tonë.

Dënimet e Komisionit Disiplinor janë tejet drastike dhe të pa para deri me tani në sportin e volejbollit të Kosovës duke ditur se përveç reagimit me fjalë nuk ka pasur asnjë reagim tjetër, pra reagim fizik apo diçka tjetër.

Komisioni Disiplinor është kompletuar më urgjencë me anëtarin e tretë pasi që anëtari i mëhershëm Skënder Krasniqi, ka dhënë dorëheqje shumë kohë më parë duke mos dashur që në vendimet e komisionit të ndikohet apo urdhërohet nga sekretari i federatës mbi dënimet për persona të caktuar.

KV Peja, vendimin e komisionit do ta apeloj deri në instancat më të larta të FVK dhe, nëse nuk ka reflektim pozitiv lidhur me ankesat tona, do ti drejtohemi, Komisionit të Arbitrazhit Sportiv të KOK, MKRS dhe CEV.

KV Peja ka dyshimet e veta se brenda FVK ka persona të interesuar për të dëmtuar klubin tonë.

Ketë dyshim e bazojmë edhe në faktin se Federate e Volejbollit e Kosovës, tani dy vite rresht nuk i ka shpallur Laureatët e këtij sporti për të vetmin arsye se klubi jonë është Fitues i Kampionatit dhe Kupës për të dy vitet rresht. Ftojmë mediat dhe organet tjera për vërtetimin e këtyre të dhënave në këtë reagim!

Jemi të vetëdijshëm që mund të kemi pasoja të reja nga FVK, lidhur më këtë reagim!”, reagon KV Peja.

Lidhur me këto akuza pritet që edhe FVK të sqarojë opinionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat