Superliga A rikthehet në fundjavë

Volejboll

Superliga A rikthehet në fundjavë

Më: 16 mars 2023 Në ora: 22:33
Orari i ndeshjeve të meshkujt

Fundjava markon ndeshjet interesante të xhiros së 16 në Superligën A, meshkuj dhe femra.

Padyshim, vëmendja kryesore në konkurrencën e meshkujve do të jetë te përballja mes Ferizajt dhe Skenderbeut, e cila zhvillohet të shtunën.

Ferizajasit kanë mundësinë që të zvogëlojnë edhe më shumë diferencën në pikë me ekipin nga Kraishta, me këtë të fundit që aktualisht zë pozitën e dytë me 30 pikë, ndërsa Ferizaj ka pesë më pak në pozitën e tretë, të cilën e ndan me Pejën.

Image

Orari i ndeshjeve të femrave

Ndërkohë, Skenderbeu po ashtu ka shumë për të luftuar në këtë përballje, kur marrim parasysh se është vetëm një pikë larg vendit të parë, Dritës, dhe secila pikë e lëshuar në këtë fazë të kampionatit do të ishte hap prapa, sidomos për ekipet që luftojnë për titullin kampion.

Përballja interesante do të ketë edhe në Superligën A, femrat. Liderja dhe kampionia në fuqi, Drita ndeshet me M-Technologien, po ashtu të shtunën, derisa takim mjaft interesant pritet të jetë edhe ai mes Fer Volley dhe Fushë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat