Ilazi: Është koha e kthimit dhe ngritjes së nivelit 

Volejboll

Ilazi: Është koha e kthimit dhe ngritjes së nivelit 

Më: 18 mars 2023 Në ora: 23:15
Lorik Ilazi

Drita e Gjilanit (femrat) ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj M-Technologie nga Prishtina, në kuadër të Kampionatit të Kosovës në volejboll.

Kampionet në fuqi morën tre pikë të mëdha. 

Trajneri i Dritës, Lorik Ilazi, pas fitores kundër M-Technologie, tha: 

“Ne kemi filluar ta ngrisim nivelin e lojës dhe kjo po duket nga ndeshja në ndeshje.

Sot ishte një ndeshje ku treguam momente shumë të mira dhe ishim bindës në veprime dhe fitore të aksioneve, gjë e cila po tregon se kemi ardhur te një ngritje e theksuar.

Mirëpo, na duhet të përmirësojmë edhe disa gabime dhe shpërqendrime momentale që po na përcjellin.

Tani është koha e kthimit dhe ngritjes së nivelit dhe jam i lumtur që kjo po ndodh pikërisht tani, por ne duhet akoma te vazhdojmë me shumë punë dhe disiplinë taktike, sepse tani është vetëm fillimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat