Fer Volley shumë i fortë

Volejboll

Fer Volley shumë i fortë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 22:48
Fer Volley

KV. Fer Volley nga Ferizaj mposht Kv M-Technologie Club Volley!

Fer Volley ka mposhtur M-Technologien, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17 në Superligën A, femrat, të dielën mbrëma.

Vashat ferizajase triumfuan me rezultat 3-1 (25:21, 25:22, 21:25, 25:22), në një përballje interesante në Ferizaj.

Pas një gare të fortë në dy setet e parë të cilat i takuan nikoqireve, M-Technologie u rikthye në setin e tretë duke e fituar me katër pikë diferencë. Mirëpo, Fer Volley mbylli dilemën e fituesit në setin e katërt.

Pas kësaj fitore, Fer Volley përforcon pozitën e tretë me 33 pikë, ndërsa M-Technologie mbetet me 18 pikë në vendin e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat