Partizani direkt në gjysmëfinale

Volejboll

Partizani direkt në gjysmëfinale

Më: 29 mars 2023 Në ora: 13:20
Pamje nga një ndeshje

Pasi ka përfunduar sezoni i rregullt në volejboll, janë përcaktuar ekipet që do të vijojnë më tej konkurrimin për fitimin e titullit kampion në të dyja kategoritë.

Sipas formulës, dy ekipet e para shkojnë direkt në gjysmëfinale.

Kështu, Partizani e Skënderbeu për femra si dhe Partizani e Erzeni për meshkuj, kanë prerë një biletë për në gjysmëfinalet e play off, që nisin pas 7 apo 10 ditësh, në bazë të rezultateve që do të dalin në fazën çerekfinale.

Në çerekfinale, në të dyja kategoritë, luajnë skuadrat e renditura në vendet 3-6, që do të përballen mes tyre me eliminim direkt, me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e para luhen sot dhe nesër, ndërsa ato të kthimit më datat 1-2 prill.

Meshkuj, çerekfinale-Play off

Skënderbeu – Vllaznia, 29 mars

Tirana – Studenti, 29 mars

Vllaznia – Skënderbeu, 1 prill

Studenti – Tirana, 1 prill

Femra, çerekfinale play off

Vllaznia – Barleti Volley, 30 mars

Tirana – Lushnja, 30 mars

Barleti Volley – Vllaznia, 2 prill

Lushnja – Tirana, 2 prill

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat