Partizani mposht Tiranën në finalen e tretë

Volejboll

Partizani mposht Tiranën në finalen e tretë

Më: 21 prill 2023 Në ora: 00:00
Pamje nga një ndeshje

Partizani fitoi sot në mbrëmje finalen e tretë play off në volejboll për meshkuj, duke rihapur garën për titullin kampion.

Të “kuqtë” mposhtën 3-0 Tiranën në derbi, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”.

Pas këtij takimi, bardheblutë udhëheqin 2-1 me ndeshje, pasi kanë fituar dy sfidat e mëparshme.

Tirana synonte fitoren edhe sot për të festuar titullin e dytë radhazi, por Partizani prishi festën e rivakëve.

Një ndeshje që foli për Partizanin, më superior në fushë, duke mos përsëritur gabimet e ndeshjeve të mëparshme.

Të trija setet u dominuan nga të kuqtë, që i fituan ato me shifrat 25-20, 25-22, 25-20.

Bardheblutë nuk dhanë atë që pritej në fushë, duke qenë më të lodhur e gabuan në gjuajtje e pritjen e topit të parë. Partizani luajti më i vendosur për fitore, duke ditur se ishte shansi i fundit.

Për pasojë, të kuqtë ushtruan më shumë presion dhe korrën një fitore që i mban ende në lojë për titullin.

Finalet play off-meshkuj

Nd.1, Partizani – Tirana, 1-3

Nd.2, Tirana – Partizani, 3-2

Nd.3, Partizani – Tirana, 3-0

Nd,4 Tirana – Partizani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat