Kosova mbyll kualifikueset e Evropianit

Volejboll

Kosova mbyll kualifikueset e Evropianit

Më: 23 prill 2023 Në ora: 22:55
Kombëtarja U17 e Kosovës

Kombëtarja U17 e Kosovës në volejboll i ka dhënë fund aventurës në Grupin E të raundit të dytë kualifikues, pas një suksesi historik duke arritur të kalojë për herë të parë një raund kualifikues të kompeticionit më prestigjioz evropian për këtë grupmoshë.

"Dardanet", e udhëhequra nga legjenda e volejbollit botëror, Donald Suxho, në ndeshjen e fundit të Grupit E, në palestrën "1 Tetori" luajtën kundër Belgjikës dhe treguan një paraqitje tejet dinjitoze, pavarësisht disfatës me rezultat 3-0 (25-12, 25-16, 25-19).

Vashat tona patën punë kundër një Kombëtareje favorite jo vetëm të grupit por edhe tërë Kampionatit Evropian, si Belgjika, megjithatë, arritën të japin emocione me lojën e fortë.

Paraqitja në këtë kampionat ishte qartazi një ngritje e nivelit të lojës së vashave të reja dhe shpresave të së ardhmes të volejbollit tonë, të cilat patën një ecuri historike të rezultateve pozitive, falë punës së trajnerit Suxho dhe stafit të tij që punoi zellshëm dhe fuqishëm në arritjen e këtyre rezultateve.

FVK përgëzon ekipin Kombëtar U17 të Kosovës për paraqitjet brilante dhe emocionet që na sollën përgjatë këtij rrugëtimi kualifikues, ndërsa fëlenderon stafin e trajnerëve për punën dhe përkushtimin e treguar.

Faleminderit Donald Suxho për kontributin dhe vullnetin e treguar për të punuar me një ekip të rejash nga Kosova, të cilat tash kanë fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme nga e cila mund të ndërtohen dhe zhvillohen në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat