Drita - Skenderaj, të enjten fillon spektakli i finaleve

Volejboll

Drita - Skenderaj, të enjten fillon spektakli i finaleve

Më: 3 maj 2023 Në ora: 23:11
Topi i volejbollit

Të enjten e gjithë vëmendja e komunitetit të volejbollit kosovar është te ndeshja e parë finale e playoffit të Superligës A, femrat, mes Dritës dhe Skenderajt.

Luftë e madhe për çdo pikë pritet nga këta dy gjigantë të elitës së volejbollit, me të dy ekipet që treguan super paraqitje përgjatë rrugëtimit drejt finales.

"intelektualet" në gjysmëfinale mposhtën M-Technologien 2-1 me ndeshje, ndërsa Skenderaj u tregua e fortë për Fer Volleyn, të cilën e mposhti 2-0.

Finalja e parë mes Dritës dhe Skenderajt luhet në palestrën "Bashkim Selishta-Petriti" në Gjilan, të enjten me fillim nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat