Ferizaj rikthehet me fitore - barazohet rezultati i finaleve

Volejboll

Ferizaj rikthehet me fitore - barazohet rezultati i finaleve

Më: 5 maj 2023 Në ora: 00:12
Ferizaj

Ferizaj ka arritur të rikthehet me fitore në ndeshjen e dytë finale të play-off-it të Superligës A, meshkujt, të enjten mbrëma, kundër Pejës.

Pas disfatës në finalen e parë disa ditë më parë, Ferizaj nuk lejoi thellimin e disavantazhit, duke triumfuar në përballjen e dytë për ta barazuar rezultatin e finaleve në 1-1.

Ferizajasit fituan me shumë vështirësi, me rezultat 2-3 (25:22, 25:17, 21:25, 21:25, 13:15), kundër kampionit në fuqi të Superligës A.

Me rezultatin 2-2 pas katër seteve të parë, luftë e zjarrtë u zhvillua në të pestin për secilën pikë, eventualisht me nikoqirët që fituan me dy pikë diferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat