Drita i mohon titullin Skenderajt, fiton ndeshjen e tretë të play-off-it

Volejboll

Drita i mohon titullin Skenderajt, fiton ndeshjen e tretë të play-off-it

Më: 11 maj 2023 Në ora: 00:07
Drita

Drita nuk ka lejuar që titulli të shkojë në Skenderaj sonte, duke mposhtur ekipin e Ylli Kadriut në palestrën "Bashkim Selishta-Petriti", të mërkurën mbrëma.

Në praninë e shumë shikuesve e volejbolldashësve, "Intelektualet" triumfuan me rezultat 3-2 (25:21, 25:23, 27:29, 20:25, 15:10).

Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante me plot kthesa në rezultat, ndërsa Skenderaj humbi mundësinë që të ngriste trofeun në Gjilan, me Dritën që tash ngushton disavantazhin në përballjet e këtyre finaleve në 2-1.

Ishin nikoqiret ato që e filluan më së miri takimin duke fituar dy setet e parë me rezultate të ngushta.

Mirëpo, skenderajaset u rikthyen në dy setet pasues, para se Drita të tregohej më efikase në setin e pestë për ta fituar dhe për ta çuar këtë finale në ndeshjen e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat