Një dhjetëshe për tifozët e Skenderajt

Volejboll

Një dhjetëshe për tifozët e Skenderajt

Nga: K. Goca Më: 13 maj 2023 Në ora: 14:19
Pamje nga ndeshja Skenderaj - Drita

Skenderaj ka treguar kulturë të lartë, ka treguar si anohet, si duartrokitet ekipi rival!

Tifozët e Skenderajt dhanë mesazhin më të fuqishëm për të gjithë tifozët e qyteteve tjera në Kosovë, se edhe rivali urohet e duartrokitet kur fiton (0:3) siç ishte mbrëmë me klubin e volejbollit Drita e Gjilanit (femrat).

Asnjë provokim, asnjë sharje nga tifozët e Skenderajt, kjo është shembullore, më shumë se notë dhjetëshe.

Kështu anohet, kështu përkrahet ekipi i zemrës, kështu duartrokitet edhe rivali, kjo është kulturë e lartë evropiane.

Mbi 2 mijë shikues në palestrën e Skenderaj, dhanë shembullin më të mirë, kjo kulturë është edhe tek tifozët e hendbollit (femrat) të Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat