Skënderbeu shpallet kampione e Kosovës U14

Volejboll

Skënderbeu shpallet kampione e Kosovës U14

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 18:23
Trofeun për kampionët e ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci

Skënderbeu është shpallur kampione e Kosovës për grupmoshën nën 14-vjeç, pas paraqitjeve brilante në rrugëtimin drejt finales, të shtunën pasdite, në Drenas.

Skënderbeu triumfoi me rezultat 2-0 (25:15, 25:23) kundër Feronikelit, në një përballje tejet interesante mes dy ekipeve më të mira të Kosovës në këtë grupmoshë.

"Nikli" ngushtoi dukshëm diferencën e dytë, por Skënderbeu nuk lejoi befasi duke arritur të vë duart mbi titullin e kampionit falë një seti të fituar me diferencë dypikëshe.

Trofeun për kampionët e ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci.

Medaljet për nënkampionët i ndau Burim Rrahimaj, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të FVK-së.

FVK uron kampionët e rinj për suksesin dhe përgëzon djelmoshat e rinj nga të dy ekipet për kompetitivitetin sportiv të treguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat