Kosova në Letoni para debutimit në CEV European League

Volejboll

Kosova në Letoni para debutimit në CEV European League

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 22:40
Kombëtarja A e Kosovës

Kombëtarja A e Kosovës në volejboll ka arritur në Riga të Letonisë, ku do të zhvillojë ndeshjet e para të edicionit 2026 të CEV European League.

“Pas një periudhe intensive përgatitore të zhvilluar në Ferizaj, volejbollistët tanë tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve, duke zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në arenën ku do të luhen ndeshjet e turneut të parë.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Darko Prebiracevic dhe stafit teknik të përbërë nga Habil Ajeti dhe Valon Mustafa, “Dardanët” synojnë të paraqiten sa më denjësisht në garën evropiane, ku do të përballen me kundërshtarë cilësorë që në start të kompeticionit.

Turneu i parë zhvillohet në Letoni, ku Kosova do të ketë përballë Rumaninë dhe nikoqirin Letoninë”, ka njoftuar FVK..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat