Zyrtare: Pranohet Kosova

Volejboll

Zyrtare: Pranohet Kosova

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 21:46
Kongresi i FIVB-së

Në kongresin e FIVB-së që po mbahet në Buenos Aires të Argjentinës, Federata ndërkombëtare e volejbollit (FIVB), ka marrë vendim për t'a njohur formalisht Federatën e Volejbollit të Kosovës me të drejta të plota.

FVK, që ishte si anëtare e aspcuar, pa të drejtë vote deri tash, nga 5 Tetori 2016, ështê anëtare me të drejta të njëjta me anëtarët tjerë të FIVB-së.

Në Kongresin e zhvilluar në Buenos Aires, Kosova është përfaqësuar nga kryetari i FVK-se Abedin Ibrahimi, nënkryetari Hysni Prelvukaj dhe sekretari i përgjithshëm Blerim Gërguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat