Vidhen dhe plaçkiten vashat e Prishtinës

Volejboll

Vidhen dhe plaçkiten vashat e Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2016 Në ora: 21:25
Prishtina

Skandal në kryeqytet! Volejbollistet e Prishtina Vollejt vidhen dhe plaçkiten. Ky është një rast i rëndë dhe që ka tmerruar vashat e këtij klubit. Kryesia e klubit të Prishtina Volley ka reaguar përmes një komunikate. "Vidhen dhe plaçkiten në sallën '1 Tetori' gjatë seancës stërvitore ekipi i femrave Prishtina Vollej.

Të holla, telefona dhe gjesënde tjera të imëta janë vjedhur në palestër gjatë seancës stërvitore të ekipit volejbollistik, përkundër "sigurimit" të sallës që ekziston në këtë palestër.

Klubi me të gjitha vështirësitë materiale që ka për të siguruar ambient për ushtrime dhe me gjithë vështirësitë materiale është parapagues i rregullt i termineve në sallë (edhe pse të gjitha lojtaret janë studente dhe se organi udhëheqës nuk ka pas mirëkuptim në lehtësime për pagesë në shfrytëzim të sallës), në anën tjetër sportisteve ju vidhen gjërat gjatë kohës kur ishin duke mbajt ushtrime.

Policia ka qenë dhe ka kryer punën e hetimeve dhe hetimet po vazhdojnë në zbulimin e hajnave të cilët në kohën kur e kanë kryer veprimin diku nga ora 15.30 deri me 17.00 ka qenë brenda sallës edhe sigurimi i saj dhe ata përmes një dritare (të thyer) kanë hyrë në zhveshtore përmes shkallëve që ishin mu në korridor që shpien në zhveshtore. Janë të dëmtuara 10 sportiste, me paratë, me telefon mobil dhe gjësende tjera të vogla", thuhet mes të tjera në komunikatën e kryesisë së klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat