Drita dhe Luboteni në krye të elitës së volejbollit

Volejboll

Drita dhe Luboteni në krye të elitës së volejbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:28
KV Drita

Garat në elitën e volejbollit janë mjaft interesante, ndërsa java e tretë pati disa ndeshje me rivalitet qoftë në konkurrencën e femrave qoftë në atë të femrave.  Sfida me interesante ka qenë në mes Grykës dhe Drenasit, e cila përfundoi me fitoren e mysafireve me rezultat 3:2. Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, ashtu si di e mposhti me rezultat 3:0 rivalen e vjetër, Kastriotin e Ferizajt. Drita kryeson me 9 pikë ose ka tri fitore rresht.  Te meshkujt, Prishtina Vollej humbi derbin me rezultat 3:0 nga Luboteni i Ferizajt. Ferizajasit dëshmuan lojë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj importuan pikët të plota, duke udhëhequr kreun me 6 pikë sa kedhë i dyti Prishtina Vollej. 

Kolegji Universi Superliga e Kosovës-femrat:

Drita-Kastrioti                  3:0

Gryka- Drenasi                      2:3

Prishtina-Skenderaj              0:3

Prishtina Vollej-Ferizaj  3:0

 

Tabela

1. Drita                     9

2. Gryka                   7

3. Prishtina Vollej  6

4.Kastrioti              6

5. Skenderaj           6

6. Prishtina              3

7. Drenasi                2

8.KVF Ferizaj          0 

Superliga e Kosovës, meshkujt

Peja-Drenica R&Rukolli    0:3

Prishtina Vollej-Luboteni  0:3

As Vushtrria-Prishtina     3:0

Vushtrria-Teranda          0:3

Tabela

1. Luboteni                   6  (-1)

2. Prishtina Vollej      6

3. Drenica R&Rukolli  5  (-1)

4.AS Vushtrria            5

5. Teranda                    5

6. Peja                           3

7. Vushtrria                 3

8. Prishtina                  0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat