Blloku premton më të mirën për Partizanin

Volejboll

Blloku premton më të mirën për Partizanin

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2016 Në ora: 13:20
Ergysa Blloku

Volejbollistja Ergysa Blloku premton me të mirën për klubin e Partizanit nga Tirana. Blloku nuk është e panjohur për Kosovën, pasi që një kohë kishte mbrojtur ngjyrat e Dritës nga Gjilani. “Si çdo ekip duam më te mirën sepse kemi ekip për të pretenduar, por fakti që jemi ekip me lojtare të reja, pra jemi vajza që nuk kemi luajtur e së njohim mirë njëra-tjetrën. Kjo mbase do të ndikoj pak në rezultatet e para por fazën e dytë do të bëjmë maksimumin e mundshëm për diçka të madhe”, tha Blloku për gazetën kombëtare “Bota sot”. Partizani në tri ndeshjet e para ka dy fitore e një humbje në Kampionatin Shqiptar. “Çdo ekip ka ndryshim, kështu që do të jetë një ligë e fortë”, ka thënë Blloku që luan sulmuese, duke shpresuar paraqitje sa më të mira në kolektivin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat