Volejboll, Partizani fiton miqësoren me Besën e Pejës

Volejboll

Volejboll, Partizani fiton miqësoren me Besën e Pejës

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 23:43
Partizani Besa e Pejës

Partizani shfrytëzon pushimin e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit të Meshkujve me një test miqësor kundër kampionëve të Kosovës, Besa e Pejës. Skuadra e Ylli Tomorrit që po kalon një moment shumë të mirë me 4 suksese rresht në po kaq ndeshje në kampionat që në sezonin e parë pas shumë viteve mungesë, priti në një sfidë mbarëkombëtare ekipin nga Kosova. Ndeshja u zhvillua në pallatin e sportit “Allan Rusi” dhe pavarësisht faktit që ishte thjesht një miqësore, u luftua për çdo top. Gjithsesi, të kuqtë arritën të fitonin me rezultatin 3-1 pasi gabuan më pak topa në rrjetë dhe u treguan më të saktë në bllok.

Seti i parë shkoi në favor të Besës që arriti të fitonte falë dy pikëve duke e mbyllur me rezultatin 26-24, por në të dytin Partizani dominoi 25-20. Kryesuesit e kampionatit shqiptar mbajtën të njëjtin ritëm edhe në setin e tretë që e mbyllën 25-18, ndërsa në të katertin mbylën llogaritë 25-22. Një profë force për skuadrën kryeqytetase e cila në datën 4 do të sfidojë kampionët në fuqi të Studentit që numëron 3 fitore por ka një ndeshje më pak dhe gjithashtu nuk numëron humbje gjatë këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat