Hajdaraj: Kemi humbur me vite e vite

Volejboll

Hajdaraj: Kemi humbur me vite e vite

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 18:34
Bardhyl Hajdaraj në aksion

Peja nuk pati forcë t’i kundërvihet ekipit nga Zvicra, Amriswil, duke humb ndeshjen e parë me rezultat 3:0, në kuadër të rrethit të parë të Champions League në volejboll (meshkuj). Kjo ndeshje ka qenë një përvojë e mirë për ekipin pejan, por në anën tjetër janë të dëshpëruar nga disfata. Të tri setet pothuajse ishin identik, pasi dy të parët i humbën me 25:16, ndërsa të tretin me 25:15. Volejbollisti me përvojë, Bardhyl Hajdaraj, shprehet se edhe mungesa e përvojës e ka bërë të veten. “Pa dyshim që është edhe mungesë përvoje, sepse është vetëm hera e parë që po shkruhet historia në Champions League nga një klub i Kosovës. Te tre setet kanë dhuruar rezultat të njëjtë dhe një paraqitje që lënë për t’u dëshiruar nga ana jonë, që shpresojmë këtë paraqitje ta përmirësojmë në ndeshjen e së dielës që luhet në Zvicër”, tha Hajdaraj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Volejbollisti e pranon se kanë pritur një paraqitje më të mirë. “Pa dyshim që kemi pritur me u paraqit më mirë, pak na e ka pamundësuar cilësia jonë dhe pak paraqitja e dobët, edhe udhëheqja e lojës nga trajneri jonë që ka bërë diferencën të thellohet edhe më shumë se sa ekziston në realitet...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat