Pejës Kupa e Federatës

Volejboll

Pejës Kupa e Federatës

Nga: K.G. Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 19:24
Peja

Klubi i volejbollit Peja (meshkujt), kampion në fuqi i Kosovës, triumfoi në finalen e Kupës së Federatës, me rezultat 3:1 (25:22, 25:23, 23:25, 25:22) ndaj Lubotenit nga Ferizaj. Në finalen që u zhvillua në Prishtinë, pa dyshim se të dyja ekipet treguan lojë shumë të fortë, ku më së miri e dëshmon edhe rezultati i ngushtë në secilin set. Pejanët me plotë meritë triumfuan dhe trofeu shkoi në vitrinat e tyre, ndërsa ferizajasit me gjithë humbjen, lanë përshtypje të mirë. Ky është një sukses i madh për Pejën që mëton ta mbrojë edhe titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat