Trajneri i Kosovës me të fejuarën sportiste

Volejboll

Trajneri i Kosovës me të fejuarën sportiste

Nga: K.Goca Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 15:05
Ylli e Egzona

Ylli Kadriu, është prej trajnerëve më të suksesshëm në Kosovë, që drejton klubin e volejbollit Skenderajt në konkurrencën e femrave dhe është edhe volejbollist i Drenica R&Rukollit, ndryshe i angazhuar edhe në kombëtaren e Kosovës. Ai në foto shihet me Egzona Gecin, volejbollisten e Skenderajt. Ylli me Egzonën ka gjashtë muaj që janë fejuar, por kanë edhe planet e tyre sidomos për të bërë një dasmë. Fundja, në relacionin e klubit, janë shumë zyrtarë, sepse Ylli është trajner e Egzona, volejbolliste  dhe aty shikojnë vetëm anën profesionale dhe s’e njohin njëri-tjetrin. Në jetë private janë tepër të lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat