Abedin Ibrahimi, u rizgjodh kryetar

Volejboll

Abedin Ibrahimi, u rizgjodh kryetar

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 13:56
Pamje nga kuvendi

Si çdo federatë tjetër sportive, edhe Federata e Volejbollit e Kosovës, mbajti Kuvendin zgjedhor të saj. Abedin Ibrahimi u rizgjodh kryetar i federatës, ndërsa Blerim Gërguri dhe Feime Shala, nënkryetarë. Për Ibrahimin votuan 27 delegatë, kurse për kundërkandidatin e tij, Gazmend Hoxhën 18 veta.“Dr. Abedin Ibrahimi u zgjodh edhe për një mandat katërvjeçar, si dhe për nënkryetar Blerim Gërgurit. Për herë të parë nënkryetare e FVK-së u zgjodh Feime Shala ish volejbolliste e shquar e Dritës se Gjilanit.
Anëtarë të Bordit u zgjodhën: Alban Brajshori, Kristina Lazri, Abedin Mehani, Naim Lakna, Milot Podvorica dhe Isuf Bytyqi”, bëhet e ditur nga FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat