Hajdaraj: Nuk na lejuan të futemi në Republika Srpska

Volejboll

Hajdaraj: Nuk na lejuan të futemi në Republika Srpska

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 18:49
KV Peja

Kampioni i Kosovës, Peja, nuk lejohet të futet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kështu që ndeshja në mes Mlladostit nga Brçko dhe Peja, nuk do të zhvillohet, e vlefshme për garat evropiane në volejboll (CEV), në konkurrencën e meshkujve. “Jemi kthyer në rrugë. Ne udhëtuam 15 orë dhe në kufi nuk na lejuan të futemi në Republika Srpska. Arsyeja ishte se regjistrimet e Kosovës si pranojnë dhe viza nuk na i kanë bërë përkundër ftesës edhe dokumenteve që i kemi pranuar me vulë nga ata. Domethënë gjithçka ka qenë e planifikuar nga ana e tyre! Vetëm në rast të fatkeqësive, përndryshe ata me rregulla janë përgjegjës për dokumente. Ata kanë kërkuar me shty ndeshjen dhe gjasa reale janë ne fituar ne me rezultat zyrtar”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Bardhyl Hajdaraj, volejbollist i Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat