Volej meshkuj, Studenti humbet thellë me Ziraat Bankaasi

Volejboll

Volej meshkuj, Studenti humbet thellë me Ziraat Bankaasi

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 00:43
Studenti Ziraat Bankaasi

Skuadra e Studentit, kampionia në fuqi e Shqipërisë në Volejboll për meshkuj u mposht thellë 3-0 me sete nga Ziraat Bankaasi, në përballjen e parë të fazës së 1/16 të Challenge League. Diferencat në përballjen e zhvilluan në Pallatin e Sportit Asllan Rusi ishin të ndjeshme, aq sa djemtë që drejtohen nga Artan Sako mundën të shënonin vetëm 34 pikë në tre sete.

Në setin e parë kundërsharët turq krijuan një shkëputje të ndjeshme që në pikët e para, duke fituan në fund me diferencë me rezultaton 9-25.

Edhe Seti i dytë ishte fotokopje i të parit, me Studentin që nuk shkoi më shumë se 14 pikë. Ziraat Bankaasi e ulën disi ritmin në setin e tretë, të cilin gjithsesi e fituan 14 – 25. Ndryshimet e mëdha në organikëm e Studentit u reflektuan edhe në pamundësinë për të rivalizuar denjësisht me kundërshtarët europiane.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 21 dhjetor

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat