Drita para një beteje të zorshme në Zvicër

Volejboll

Drita para një beteje të zorshme në Zvicër

Nga: K. Goca Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 11:16
Volejbollistet e Dritës në aeroport

Kampionet e Kosovës, Drita nga Gjilani, në orët e mëngjesit të sotëm, udhëtuan për në Zvicër, ku nesër në orën 20.00 do të takohen me VFM Franches Montagnes-i, në kuadër të ndeshjes së parë të CEB Cup në volejboll. Gjilanaset pak kanë njohuri për ekipin zviceran, por gjithsesi i pret një betejë e zorshme. Ndeshja do të zhvillohet në palestrën Forum Biwi në Rossemaison dhe gjilanaset presin përkrahjen e bashkatdhetarëve. Në fakt, trajneri i Dritës, Lorik Ilazi, do të orvatet që të aplikojë një lojë sa m të fortë në të gjitha repartet dhe beson se vashat e tij do të japin atomin e fundit për një rezultat pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat