Ec e mos qesh, si e mori shqiptari kartonin e kuq në Turqi

Volejboll

Ec e mos qesh, si e mori shqiptari kartonin e kuq në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2017 Në ora: 13:47
Husaj përshendetet me Bahov-in

Volejbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Gazmend Husaj, me prejardhje nga Peja, nuk iu realizua ëndrra që me ekipin e tij të jenë në finalen e madhe të Kupës së Turqisë. Husaj me ekipin e tij, Inegol treguan lojë shumë të mirë, por pësuan me rezultat 3:1 (25:18, 25:21, 30:32, 26.24) nga Fenerbahce, në ndeshjen e gjysmëfinales.  Husaj u ndëshkua edhe me karton të kuq nga gjyqtari. Volejbollisti nga Kosova flet për gazetën kombëtare “Bota sot”  për humbjen dhe kartonin e kuq. “U kthyem në lojë duke marrë setin e tretë dhe ishim në rrugë të mirë për të barazuar rezultatin në setin e katërt. Por ndodhi çudia kur në pikën e fundit referi me tregon kartonin e kuq. Arsye ishte se me ishin zgjidhur atletët dhe unë u ula për t’i lidhur. Dhe ai pa u hamendur ma tregoj të kuqin, kështu dhe duke e marrë të gjithë lojën në favor të Fenerbahces”, tha Husaj. Sipas këtij versionit, ec e mos qesh, si e mori shqiptari kartonin e kuq në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat