A i mungojnë njerëz profesionistë volejbollit?

Volejboll

A i mungojnë njerëz profesionistë volejbollit?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 janar 2017 Në ora: 19:23
Bahri Gjinovci, Ganimete Gërbovci dhe Gazmend Husaj

Volejbolli po kalon periudhë të vështirë në çdo aspekt, sidomos shumica e ekipeve përballen me krizë financiare, por edhe me mungesë të lojtarëve e lojtareve cilësore.  Ish-volejbollisti Bahri Gjinovci, ish-volejbollistja Ganimete Gërbovci dhe Gazmend Husaj, aktualisht luan për Inegol-in në Turqi dhe për kombëtaren e Shqipërisë, flasin për gazetën kombëtare “Bota sot” për gjendjen e sportit skofiar. Gjinovci shprehet se pas luftës rivaliteti ka qenë më i madh mes ekipeve. “Vitet e pas luftës kishim ekipe cilësore dhe rivalitet po ashtu edhe kampionate cilësore. Jemi dëshmitarë të këtyre periudhave, volejbolli i sotëm nuk është në nivelin e asaj periudhe, sepse ai ishte më cilësor në atë kohe. Nuk mund të themi që niveli i volejbollit është në rënie, por dita-ditës është duke u rritur, duke e marr parasysh që kohën e fundit është një dukuri shumë pozitive që po punohet me grup-moshat e reja, në veçanti me ekipet e femrave, gjë që u dëshmua në garat ndërkombëtare në Suedi, ku kombëtarja jonë vitin që lamë pas, e ka mposhtur Gjeorgjinë dhe Islandën. Nga kjo shohim që në të ardhmen këto grupmosha të reja premtojnë më shumë”, tha Gjinovci, duke theksuar se ka dallime mes klubeve: “Jemi prezent në shumë ndeshje, ka dallime në mes të klubeve si të vajzat po ashtu edhe të meshkujt, disa kanë cilësi dhe organizim më të mirë. Shumë herë shikojmë ndeshje kur një ekip dominon, ndërsa disa të tjera marrin pjesë si numër në garë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat