Çfarë thotë Gjinovci për Lorik Ilazin?

Volejboll

Çfarë thotë Gjinovci për Lorik Ilazin?

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:10
Bahri Gjinovci

Ish-volejbollisti Bahri Gjinovci, ka thënë se ka dallime në mes klubeve. “Jemi prezent në shumë ndeshje, ka dallime në mes të klubeve si të vajzat po ashtu edhe të meshkujt, disa kanë cilësi dhe organizim më të mirë. Shumë herë shikojmë ndeshje kur një ekip dominon, ndërsa disa të tjera marrin pjesë si numër në garë, por për kushtet ku ne veprojmë, besoj që niveli është i kënaqshëm. Natyrisht sot kemi të rinj dhe të reja me perspektivë që presim në të ardhmen edhe më shumë. Shpresoj në punë dhe përkushtim më të madh, me punë mund të arrihet gjithçka”, tha Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Me të vërtet  volejbollit sot i mungojnë kushtet, edhe puna profesionale në disa ekipe. Çdo ditë shikojmë që ka ndryshime në volejbollin modern, fatkeqësisht disa nuk i ndjekin këto ndryshime...

Këto ndryshime duhet mësuar. Vitin që lamë pas i patëm disa kurse, seminare që ishin shumë të mirëseardhura, por që janë shumë te domosdoshme dhe duhet te këtë edhe tjera, kurse, seminare dhe pjesëmarrje në konferenca të ndryshme”, theksoi ai. Gjinovcin e brengos rënia e shikueshmërisë: “Është e vërtet që ka pak shikueshmëri sot në volejboll, kjo ndodhë nganjëherë për shkak të rëndësisë së ndeshjes, rivalitetit në mes të ekipeve, me përjashtim të disa ndeshjeve të meshkujve ku kohen e fundit pamë një rivalitet në mes të katër ekipeve, ndërsa të ekipet e femrave me përjashtim dy apo tri ekipeve”. Shikueshmëria mungon, me përjashtim te Drita – femrat që ka shikues kur luan ndonjë derbi. “Shumë varet edhe nga organizimi i ekipit, siç e përmendet KV Drita, e cila është shumë mirë e organizuar, ku vlen të theksohet përkushtimi dhe puna shumë e mirë dhe profesionale e trajnerit Lorik Ilazit, i cili i kushton rëndësi edhe organizimit të ndeshjeve, sidomos në derbi bënë shumë marketing ku edhe arrin për herë ta mbush palestrën me shikues”, ka thënë Gjinovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat