Ndodh edhe kjo në kryeqytet: Prishtina Volley, stërvit në minus 20 shkallë Celsius!

Volejboll

Ndodh edhe kjo në kryeqytet: Prishtina Volley, stërvit në minus 20 shkallë Celsius!

Më: 23 janar 2017 Në ora: 22:41
Stërvitja e Prishtina Volley

Fituesja e Kupës së Kosovës për vitin 2015 dhe nënkampionja e stinorit vjeshtor të Superligës, Prishtina Volley, po heq të zitë e ullirit... P

una e saj po has në shumë pengesa e barriera që po shfaqen në sigurimin e palestrës përkatëse për stërvitje.

Fotografitë e stërvitjes së sotme dëshmojnë vuajtjet e skajshme. Kështu nuk sheh syri i njeriut askund në botë. Por dashuria ndaj shtetit, kryeqytetit dhe sportit, i mundë të gjitha... Kjo nuk mund të quhet ndryshe, pos një sakrificë e madhe që po bëjnë këta volejbolliste, që nuk njohin vështirësi me kusht të rrezikimit të shendetit të tyre...

Duke qenë në pritje të përgjgjes nga Drejtoria e Arsimit të kryeqytetit për kërkesën e paraqitur qysh me 2 dhjetor, skuadra po stërvit pa kurrfarë kushtesh në këtë palestër, e cila pos temperaturës prej minus 20 shkallë të Celsiusit, nuk afron as kushte me thelbësore për stërvitje.

Në mungesë dritash, kemi blerë një reflektor dhe në gjysmeter, zhvilluam stërvitjen... Po shpresojme se këtë status të skuadrës, të shoqëruar me fotografi si dëshmi, do ta lexojë edhe kryetari i kryeqyetit, Shpend Ahmeti dhe do të bëjë çmos që të gjejmë strehë gjetiu, ku funksionon nxemja. Kërkesa jonë e bërë më herët, po shpresojme të merr përgjigje pozitive..., ankohet klubi i Prishtina Volley.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat