Volejbollistja Edona Gjinolli ka një periudhë që nuk është pjesë e lojës aktive. Ajo një periudhë ishte në Gjermani dhe u rikthye në Kosovë, por për shkaqe të obligimeve familjare vendosi një kohë të jetë jashtë fushave të sportit skofiar.
Ish-anëtarja e kombëtares së Kosovës, 28-vjeçarja nga Gjilani ka luajtur në shumë klube deri më tash, mendon rikthimin dhe gjatë këtyre ditëve do të vendos se ku do të luajë. Burimet afër saj bëjnë të ditur se mund të luajë në Prishtina Volley ose në Skenderaj.