Kadriu: Kemi pika me të forta se Drita

Volejboll

Kadriu: Kemi pika me të forta se Drita

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 19:44
Pamje nga një ndeshje

Skenderaj i shkaktoi humbjen e parë Dritës nga Gjilani, duke e mposhtur me rezultat 3:2, në derbin e javës së 8-të të Superligës së Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave.  Skenderajasit deri më tash kanë shtatë fitore e një humbje, aq sa ka edhe kampionia në fuqi, Drita. Skuadra gjilanase udhëheq renditjen me 22 pikë,  dy më shumë se Skenderaj. Ylli Kadriu, trajner i Skenderajt, është i kënaqur me paraqitjen e volejbollisteve të tija sidomos me fitoren ndaj kampiones që hiqej si favorite. Ai paralajmëron një Skenderaj edhe më të fuqishëm në vazhdim të kampionatit.  

“Është e rëndësishme që ne shënuam fitore, dhe kjo për shumë arsye. Jemi ekip me 100 për qind kapacitet vendorë nga Skenderaj dhe me një moshë shumë të re në skuadër, shtatë vajza të ekipit të parë janë nën moshën 17-vjeçare dhe organizatorja e lojës vetëm 15-vjeçare. Gjithashtu ne nuk ishim komplet pasi që Shera Behrami dhe Blerina Berisha janë të lënduara, megjithatë ne treguam që loja jonë bazohet në frymën kolektive duke e dhënë më të mirën nga vetja secila lojtare në parket. Është e rëndësishme që puna që po bëjmë na u shpagua me sukses falë edhe vendosmërisë së vajzave të cilat i falënderoj shumë”, thotë Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Trajneri Skenderajas e pranon se Drita ka qenë favorite në letër: “Në këtë ndeshje mund të themi që Drita ishte favorite pasi që në ekipin e saj ka angazhuar dy lojtare të huaja, një bullgare dhe një maqedone...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat