Ndihmohet klubi i Prishtina Volley

Volejboll

Ndihmohet klubi i Prishtina Volley

Nga: K.G. Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:41
KV Prishtina Volley

Shumica e klubeve sportive në Republikën e Kosovës ballafaqohen me peripeci të shumta dhe mezi ia dalin të mbijetojnë. Disa ia dalin të sigurojnë mjete më shumë e disa mezi dhe disa edhe në kushte të rënda vazhdojnë aktivitetin në forma të ndryshme dhe ashtu si munden. Klubi i volejbollit Prishtina volejboll (meshkuj), është ndihmuar dhe iu ka lehtësuar puna sado kudo në vazhdim të kampionatit.  Klubin prishtinas e ndihmojnë ‘Finca’ dhe ‘Ontexi Mont’. Kjo ndihmë është për stinorin pranveror. “I falënderojmë për gatishmërinë për ta ndihmuar Prishtina Volley-M”, tha Xhavit Kajtazi, kryetrajner i Prishtina Volley, anëtar i elitës së volejbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat