Burrë e grua arritën marrëveshjen...

Volejboll

Burrë e grua arritën marrëveshjen...

Nga: K.Goca Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 14:33
Mimoza e Arbeni

Sportistët shumë herë janë në bioritmin e mirë, në humorin e mirë dhe nuk përtojnë edhe të hedhin ndonjë shkrim në stilin e shakasë ose në një formë edhe të talljes! Mimoza Shkodra, ish volejbolliste e mirënjohur dhe eksperte e volejbollit me burrin e saj, ish basketbollistin e mirënjohur Arben Bislimi, kanë dalë para foltores, duke krijuar një atmosferë humori, të paktën duket në shkrimin që ka plasuar Mimoza. “Te dashur qytetarë të vendit... pas një bisede që zgjati me muaj, arritëm marrëveshje për bashkëpunimin tonë të përjetshëm... problemi që zgjati kaq shumë ky bashkëbisedim ishte pozita e kryeparlamentarit ku unë, po as Beni nuk lëshonim pe... për ekzekutivin nuk kishte problem... hahahaha”, shkruan Mimoza, duke bërë një humor të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat