Jashari: Nuk ka ekipe të pamposhtura

Volejboll

Jashari: Nuk ka ekipe të pamposhtura

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 19:43
KV Kastrioti

 

Superliga e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave, pa dyshim se është bërë tejet interesante sidomos me humbjen e fundit të kampiones në fuqi, Dritës dhe me fitoren e Kastriotit, që i mundësojë Skenderajt të merr kreun e renditjes. Drita llogaritet si kandidatja kryesore në luftë për mbrojtjen e titullit, por befasisht rrëshqiti në fundjavën që e lamë pas, duke humbur në Ferizaj me rezultat 3:0 nga Kastrioti, kurse Skenderaj e mposhti me 3:0 Prishtinën, në takimin e javës së 10-të. Skenderaj udhëheq me 26 pikë, duke lënë pas Dritën me 25 sosh, Kastriotin 23, Prishtina Voley-n me 19 pikë etj. Kryetrajnerja e Kastriotit, Vildane Jashari, e pranon se shumë njohës janë befasuar me fitoren ndaj Dritës së favorizuar. “Ndoshta është e vërtet që shumë njerëz janë befasuar, por për ne si klub nuk ka qenë befasi, kemi punuar dhe jemi duke punuar shumë edhe pse kemi një ekip mjaft të re”, thotë Jashari për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ferizajaset janë të frymëzuar pas kësaj fitore dhe që iu jep edhe më shumë optimizëm për sfidat e ardhshme, duke kërkuar edhe kreun, për faktin se nuk janë më larg se tri pikë nga...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat