Mehmeti: Deri në fund të edicionit jam trajner, Ganja vjen në vendin tim!

Volejboll

Mehmeti: Deri në fund të edicionit jam trajner, Ganja vjen në vendin tim!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2017 Në ora: 18:27
Mehdi Mehmeti

Qëllimi parësor i Mehdi Mehmetit është që të punojnë sa më shumë me shkollën e volejbollit dhe me ekipin e Prishtinës të sigurojnë mbetjen në Superligën e Kosovës në konkurrencën e femrave. Ai ka hequr edhe mëdyshjet sa i përket çështjes së kryetrajnerit, duke bërë me dije se është edicioni i fundit për të. Sipas tij, synimi është që klubi të jetë në duart e femrave, faktikisht të jenë shembull për të gjitha klubet tjera, ndërsa ai shumë shpejt do të jetë me një post të ri në ekip. KV Prishtina është në vend të shtatë me 7 pikë dhe e presin javë të vështira në luftë për të siguruar ekzistencën. Mehmeti shpreson se do ta arrijnë qëllimin, por sipas tij nuk e kanë edhe me çdo kusht mbetjen në elitë.

“Bota sot”: Cila është gjendja në KV Prishtina?

Mehdi Mehmeti: Materialisht vetëm Komuna e Prishtinës na ndihmon me një shumë shumë të vogël prej 2000 euro në gjysmë sezon, që për një vit janë krejt 4000 euro. Kurse ‘Uji Rugovës na ndihmon me ujin dhe me pajisje sportive.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e Prishtinës?

Mehdi Mehmeti: Synimet tona që dy vjet janë që të punojmë sa më shumë me shkollën e volejbollit dhe njëkohësisht edhe me ekipin e parë të Superligës, njëherit të punojmë për mbetjen e Prishtinës në Superligë.

“Bota sot”: Edhe sa kohë do të mbeteni kryetrajner?

Mehdi Mehmeti: Kryetrajner do të jem deri në përfundim të kampionatit.

“Bota sot”: Në vendi tuaj do të vjen Ganimete Gërbovci.

Mehdi Mehmeti:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat