Nikçi: Luftojmë në dy fronte!

Volejboll

Nikçi: Luftojmë në dy fronte!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 mars 2017 Në ora: 19:23
Valon Nikçi

KV Prishtina Volley zotohet se janë të përgatitur që të luftojnë në dy fronte: për titull dhe për Kupën e Kosovës. Volejbollistët kryeqytetas janë më të trimëruar pas fitores me rezultat 3:1 ndaj Pejës, duke siguruar biletën për në finalen e Kupës së Kosovës. Kapiteni i Prishtina Volley, Valon Nikçi, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se puna po shpërblehet me fitore. “Në këtë sezon e kemi filluar më të mobilizuar dhe jemi përgatitë që të luftojmë në të dy frontet. Natyrisht që punën që po e bëjmë në stërvitje, jemi munduar të zbatojmë në lojë dhe kjo ka qenë edhe çelësi i fitores. Angazhimi dhe dëshira e të gjithëve ka qenë për të fituar, duke e ditur që kjo ishte ndeshje eliminuese”, thotë Nikçi. Volejbollisti beson se trofeu i çmueshëm do të vjen në kryeqytet: “Natyrisht që besojmë dhe punojmë në këtë drejtim! Pas fitores së pardjeshme morali në ekip është rritur dhe të gjithë në ekip jemi të bindur se kupa do të kthehet në Prishtinë”. A mendoni se keni forcë për të dyja trofetë, çfarë iu  veçon nga rivalët direkt për titull e për Kupë? “Pavarësisht kushteve...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat