Prenga: Tifozët tanë duan fitore

Volejboll

Prenga: Tifozët tanë duan fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2017 Në ora: 10:11
Adelajda Prenga

Drita nga Gjilani, Skenderaj, Kastrioti i Ferizajt, Prishtina Volley, janë në emocione të garave të play-off-it. Katër klube që synojnë titullin e kampionit në elitën e volejbollit në konkurrencën e femrave. Drita futet për ta mbrojtur titullin dhe beson e shpreson se do ta arrijnë qëllimin, duke marrë për bazë se kanë edhe si përparësi që një ndeshje e luajnë më shumë si vendase, për shkak se janë edhe të parat me 37 pikë në pjesën e rregullt të kampionatit. Volejbollistja më përvojë, Adelajda Prenga, beson se ekipi i saj Drita ka forcë për ta mbrojtur titullin. “Drita po punon shumë për të marrë Kupën edhe titullin. Patjetër që të gjitha ekipet e play-off-it janë rivale, si është Skenderaj që këtë sezon kemi pësuar një humbje”, thotë Prenga për gazetën kombëtare “Bota sot”. Drita nuk i frikësohet asnjë ekipi, e cila ka pasur edhe një seri fantastike në kampionat, në 14 ndeshje 12 fitore e 2 humbje, duke përfunduar në vend të parë me 37 pikë të mbledhura.

Cilën ekip e llogarisni se mund të iu fus në presion? “Për presion nuk mund të them që mund të shikoj në këto ndeshje, por siç thash mendoj që rival është ekipi i Skenderajt, të cilat janë ekip i mirë edhe vajzat janë me eksperiencë”, theksoi volejbollistja e Dritës. Ajo beson se dallojnë në një aspekt nga ekipet tjera: “Mendoj që loja jonë e mirë e bënë dallimin nga ekipet tjera”. A mendoni se ka rritje të cilësisë në përgjithësi të ligës?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat