E treta e vërteta për Lubotenin

Volejboll

E treta e vërteta për Lubotenin

Më: 20 prill 2017 Në ora: 22:23
KV Luboteni

Pallati i Sporteve "Bill Klinton" në Ferizaj ka pritur ndeshjen e tretë të serisë së finaleve, në Superligën e Kosovës në volejboll, te meshkujt. Pas dy ndeshjeve, ku secila prej skuadrave finaliste fitoi si vendas, në takimin e tretë në Ferizaj ka triumfuar KV Luboteni.

KV Peja e nisi më mirë ndeshjen duke triumfuar në setin e parë, 25:22, me skenar të njëjtë sikur në takimin e parë në Ferizaj. Mirëpo ferizajasit në setin e dytë nuk qëndruan duarkryq dhe e shfrytëzuan maksimalisht të rikthehen në lojë, duke triumfuar me epërsi minimale 25:23 në setin e dytë. Periudha e tretë ishte dramë në vete, mRrë parasysh rëndësinë e avantazhit në, që do ta krijonte fitorja eventuale.

Deri në çastet e fundit, u pa betejë e madhe në çdo top, derisa në fund, nuk mjaftoi kuota e 25 pikëve për ta mësuar fituesin e këtij seti. KV Luboteni, në momentet finale tregoi përqëndrim më të madh duke festuar 26:24, për 2-1 në sete, duke regjistruar epërsinë e parë në rezultatin e përgjithshëm. Ferizajasit nuk i zhgënjyen adhuruesit e shumtë dhe setin e katërt e nisën shumë më mirë, duke e kufizuar KV Pejën fillimisht në 12:5, e pastaj për ta kufizuar në vetëm 14 pikë, për ta festuar titullin e kampionit.

Ju rikujtojmë se KV Luboteni e kishte fituar ndeshjen e parë në Ferizaj 3:1, ndërsa në takimin e kthimit KV Peja kishte festuar 3:2, duke barazuar serinë e finaleve në përpjekje për të mbrojtur titullin e kampionit. Titulli i kampionit e mbyll në mënyrën më të mirë sezonin e KV Luboteni, e cila skuadër sivjet rrëmbeu edhe Kupën e Kosovës në volejboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat