Prishtina reagon ashpër, godet me emra...

Volejboll

Prishtina reagon ashpër, godet me emra...

Nga: K.G. Më: 28 prill 2017 Në ora: 11:44
Fotokopja e licencës e Ardiana Krasniqi

Klubi i volejbollit Prishtina-femrat reagon ashpër, sipas tyre për shkeljet e Statutit, Rregullores se Brendeshme, nga ana e Kryetarit te Bordit te FVK-së.

Reagimin e tyre e publikojnë pa asnjë ndërhyrje drejtshkrimore.

Ja komunikata:

“-Ne aktivizimin  e lojtares Vildane  Jashari dhe Adelajda Prenga-Ilazi,  ne ndeshjet e Super liges se Kosoves ne volejboll.

- Ne paraqitjen e lojtares Vildane Jashari,  ne ndeshjen zyrtare të CEV –it (  Chalenzh kupe) per

  ekipin KV”Skenderaj” ne emer te lojtares Ardiana Krasniqi.

Konsiderojmë se me keto veprime  nga organet competente të FVK-së,e kanë  çrregulluar zhvillimin e garave ne Super ligen e Kosovës dhe  e kanë dëmtuar  imazhin e Volejbollit të Kosovës.

Arsyetim:

Shkeljet ne aktivizimin e lojtareve:

-Në kundërshtim të   Rregullores së Brendëshme ( neni 4.9) ekipi i KV”Kastrioti” –femrat  dhe KV”Drita” ei kanë aktivizuar  lojtaret Vildane  Jashari gjegjësishte Adelajada Prenga-Ilazi, pasi që te njejtat   figurojne  dhe jane  te  evidentuara  ne CEV , si lojtare te Shqiperise dhe i kane  aktivizuar ne ndeshje  , pa   bërë  tërhjekëjen  e    licenses si   lojtare te Shqiperise nga CEV -i…

(Ndërsa, për aktivizimin e lojtarit Adriatik Kajtazi,  në kampionatin e Kosovës, është kërkuar që ai të  tërhjek licensen nga CEV  si lojtar i Shqiperise, pasi qe eshte trajtuar si lojtare i huaj dhe të  merë çertifikaten e transferimit nga VIS fivb .

Federata  ne rastet e aktivizimit te  lojtares  Vildane  Jashari dhe Adelajda Prenga-Ilazi dhe lojtarit Adriatik Kajtazi, ka vepruar me “  dy kute” ndryshe ka vepruar me rastin e lojtarit Adriatik Kajtazi, i trajtuar si lojtar i huaj  dhe ndryshe ka vepru ne rastin e lojtareve  Vildane Jashari dhe Adelajda Prenga të cilat trajtohen  si lojtare vendore!

-Në ndeshjen e  garave te CEV (chalenzh Kup) KV”Skenderaj”-KV “Vasas Obuda Budapest”, per ekipin e KV”Skenderaj”- nga Skenderaji , Vildane Jashari është paraqitur  me nr. 3 ne emer  te  nje lojtareje tjeter (Ardiana Krasniqi) ,  dhe kjo ndodhe  në prezence  te “supervajzerit” (Komisarit te garave),personit i cili duhet të lufton këtë llojë shkelje …Kosovar ,i deleguar nga   CEV-i .

 Garnitura Udhëheqëse e Federatës në krye me Abedin Ibrahimin, është duke e shkelur Statutin e FVK-se dhe aktet normative, te cilat i ka mirataur vete.

FVK-es eshte Federate jo  transparente ,nga vete fakti se udheheqja eshte e pa prekshme , dy tre veta e  kanë  KAPË,federaten ne çdo pore te saj dhe nuk çajnë koken për reagimet dhe kerkesat e klubeve te drejtuara  FVK-es.

Kryetari i FVK-se, ne kindershtim me Statutin e FVK-es  eshte i vetemi person i cili e mbane dhe disponon llogarin e mjetev te FVK-se.

Anetaret e Bordit , në kundershtim me Statutin e FVK-se,jane zgjedhur me shume se dy  mandate…. Disa prej tyre i mbajne nga dy e me shumë poste ne FVK-se.. Kryetari është  edhe arkatar,nenkryetari edhe sekretar, Kryetar i  Shoqates se gjyqtareve është  komisar i garave edhe anetare i Komisionit disciplinor   !!, kryetar i shoqates se Trajnereve , trajner i perfaqesueses se senioreve te Kosoves   edhe “keshilltar i kryetarit te FVk-se”

Antaret e Bordit ,  janë Kryetar  klubi, lojtar, trajner  etj.

(A  munde  te konsiderohet anetar Bordi , personi I cili  eshte lojtare  ose dje ka ardhur  ne asamblen e Kuvendit, pa pasur aspak pervoje  dhe me  voten e tije te vendose per  vendimet qe duhet te miren , per qeshtje te rendesishme te volejbollit) !!!

Te gjitha keto jane  ne konflikt interesi  !!!

Perzgjedhesit jane caktuar pa  kriter, jane lane anash trajner te cilet  kane  bagazh ne udheheqjen e ndeshjeve, ndersa jane caktuar trajner pa fare pervoje ne udheheqjen e ekipeve(sidomos te Femrat).

Trajner I Perfaqesues te seniorëve eshte perzgjedhur personi i cili  nuk ka njohuri të mjaftueshme  për lojtarët të cilet duhet të   luajnë për përfaqësuesen e vendit.

 Trajner të perfaqesueseve   të grupmoshave  U-16,U-18 dhe U-20 janë caktuar lojtarë-re aktiv-e,  pa marre parasysh  te gjitha arsyetimet e Keshillit Profesional për kete qeshtje …. Kjo nuk do koment….

FVK-es nuk eshte vetem Beach Voley dhe realizim i deshirave te anëtareve te Bordit te FVK-es dhe sateliteve te tyre….

Duke u nisur nga këto fakte , konsiderojmë se organet kompetente të FVK-se , kanë bërë shkelje të akteve normative ( Rregullore e Brendshme) te cilat e kanë çrregulluar  zhvillimin e garave ne Superligen e Kosoves, e kanë dëmtue imazhin e Volejbollit të Kosoves ,në vendë dhe në institucionet ndërkombëtare.

Kemi kërkuar  nga organet e FVK-së që të shqyrtojnë  reagimi  e klubit KV”Prishtina-F 

dhe të  ndëshkohen Klubet  te cilat I kanë aktivizuar lojtaret ne fjalë ,me marrjen e të gjitha pikave, si  dhe  të ndeshkohen   pergjegjësit , per gjendjen  e pa presedan në volejbollin e Kosovës… 

Por , ata e kane injorue reagimin dhe kerkesen e KV”Prishtina, pasi nuk kane arsyetim dhe pergjigje  ne të lartë cekurat, prandaj  ne do të  drejtohemi  në të gjtha instancat  relevante për mbrojtjen e të drejtes ,  FVK, nuk  është PRONË PRIVATE   e  grupit  të pa përgjegjshëm , ne krye te FVK-se.

Me keto shkelje do te njoftohen FIVB, CEV, ABV, KOK, MKRS, DS , mediat dhe klubet .

Dokumentacioni me faktet , per të vërtetuar të  larte cekurat, i keni ne dispozitiv të kesaj ankese dhe në   zyren e FVK-se .

1.Dokumentacioni  per lojtaren Vildane Jashari (3)

a)Fotokopja e licenses  leshuar nga Vis fvib deshmi se eshte lojtare e Shqiperise,

 b) Lista e lojtareve te KV”Skenderaj” te paraqitur ne ndeshjen 

 KV”Skenderaj”-Vasas   OdugaBudapest, ku nuk figuronemri I Vildane Jasharit  fare.!             

c)Fotografia e paraqitjes se lojtare me nr.3, Vildane Jasharit , ne vende te lojtares

  Adrina Krasniqi!!!

2.Dokumentacioni i  transferit  të lojtarit Adriatik Kajtazi,(2)

3.Citat nxjerë nga Rregullorja e Brendëshme te FVK-së

4.Fotokopja e lojtares Adelajda Prenga-Ilazi e leshuar nga Vis Fivb.

Duke uruar ne mirekuptim , paraprakishtë, ju falënderojmë”, me respekt Kryesia e klubit  KV”Prishtina”-F

Lojtarja Vildane Jashari e aktivizuar ne ekipin e  KV”Skenderaj” ne emer te Ardiana Krasniqi , ne ndeshjen e Shallens Kup, KV”Skenderaj”-KV”Vasas oduga Budapest” e zhvilluar me 14.12.2016 ne Palestren “Minatori” ne Mitrovicë.

Nxjere nga Rregullorja e Brendeshme  ne Web sajtin e  FVK-es

TRANSFERIMI  I  LOJTARËVE  TË  HUAJ (m+f)  NË KOSOVË

4.9.1.1 Në rast se një klub apo shoqatë sportive aktivizon një lojtar të huaj pa përfunduar proçedura e marrjes së Çertifikatës Ndërkombëtare të Transferimit (I TC) gjobitet sipas rregullores së FI VB me 30. 000 (tridhjetmijë) euro.

4.9.2 Transferimi në Kosove i lojtarëve me pasaportë të huaj dhe anëtarë të një Federate tjetër Volejbolli bëhet vetëm me anë të procedurës on line përcaktuar nga FI VB.

4.9.2.1 Vetëm pas përfundimit të proçedurës së rregjistrimit on-line në FI VB, marrjes së çertifikatës ndërkombëtare të transferimit (I TC) dhe pagesës së taksës në FVK prej 200, FVK jep liçensën e aktivizimit të lojtarit të huaj. Pas marrjes së liçensës lojtari duhet të veprojë në përputhje me nenin 3. 6 të kësaj rregullore, shkruan kryesia e KV Prishtina-F.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat